Sport

Si sot, 6 vite më parë, Verstappen hyri në histori


Verstappen është një ndër pilotët më të talentuar në botën e Formula 1.

23-vjeçari holandez është një ndër pilotët më të ri në sport, por eksperienca e tij e bën të duket si një veteran i këtij sporti.

Gjashtë vite më parë, më 29 mars, Max Verstappen u shndërrua në pilotin më të ri të Formula 1 që arriti të përfundoj në zonën e pikëve.

Ky rekord, vazhdon të mbetet i njëjti edhe sot.

Ishte gara e Malajzisë, që për shumë vite me rradhë ishte e dyta e kalendarit, që i ndihmoi Max-it që të shkruante historinë.

Në atë botë, Verstappen garonte për skuadrën e dytë më të dobët në botën e Formula 1, Toro Rosso.

Në një pasdite me shi, ai arriti që të sigurojë vendin e gjashtë në provat zyrtare.

Vetëm 17 vjet, pesë muaj dhe 29 ditë, Verstappen arriti që të kalonte çdo limit, dhe të përfundonte në garë në vendin e shtatë.

Të gjithë ekspertët e konsideronin si me fat, për shkak të shiut, por Verstappen kaloi çdo pritshmëri, duke shënuar rezultat të mirë edhe në garë.

Ky nuk do të ishte rezultati më i mirë për Verstappen atë sezon.

Holandezi arriti që të përfundoj dy herë në vendin e katërt, në garat e Hungarisë dhe Amerikës – duke kaluar çdo limit.

Gjashtë vite më pas, Verstappen është pilot pretendent për titullin, rival kryesor i shtatë herë kampionit të botës, Lewis Hamilton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore