Lajme

Si po e bën Mario Draghi faktor Italinë në Evropë?


Bashkimi Evropian po pengohej për shpërndarjen e vaksinave Covid-19, e dëmtuar nga mungesa dhe përplasjet logjistike në fund të marsit, kur Mario Draghi mori gjërat në duart e tij.

Kryeministri i ri italian mori një dërgesë vaksinash të destinuara për Australi dhe së bashku me to, një mundësi për të treguar se një forcë e re, agresive dhe e fuqishme kishte mbërritur në bllokun evropian.

Ky veprim tronditi udhëheqjen e Brukselit, që dukej se kish rënë në gjumë. Brenda disa javësh, pjesërisht nga ngutja dhe inxhinieria e saj në prapaskenë, Bashkimi Evropian kishte autorizuar masa edhe më të gjera dhe më të ashpra për të frenuar eksportet e vaksinave Covid-19, aq shumë të nevojshme në Evropë.

Eksperimenti në Australi, siç e quajnë zyrtarët në Bruksel dhe Itali, ishte një pikë kthese, si për Evropën, edhe për Italinë.

Ajo gjithashtu demonstroi se Draghi, i njohur si ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane që ndihmoi në shpëtimin e euros, ishte i përgatitur për të udhëhequr Evropën nga prapavija, ku Italia e ka gjetur veten për vite me radhë, duke ngelur partnerët e saj evropianë në dinamizmin ekonomik dhe reformat e nevojshme.

Në kohën e tij të shkurtër në detyrë, ai mori pushtetin në shkurt, pas një krize politike. Draghi ka përdorur shpejt marrëdhëniet e tij evropiane, aftësitë e tij në lundrimin në institucionet e BE-së dhe reputacionin e tij gati mesianik për ta kthyer Italinë në faktor evropian.

Me kolegen e tij, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila do ta lërë detyrën në shtator, presidenti Emmanuel Macron i Francës po përballet me zgjedhje të vështira vitin e ardhshëm.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke luftuar për të demonstruar përgatitje e saj, Draghi është gati të plotësojë një vakum të udhëheqjes në Evropë.

Gjithnjë e më shumë, ai duket se po flet për të gjithë Evropën.

“Dallimi është se të gjithë, kur Mario Draghi flet, e dinë se ai nuk po shtyn vetëm, duke rritur interesin italian, por më tepër të Bashkimit Evropian”, tha ministri i Italisë për çështjet Evropiane, Vincenzo Amendola, në një intervistë.

Duke e ditur mirë se Draghi e nxori ndikimin nga reputacioni i tij ndërkombëtar, Amendola tha se, duke pasur parasysh boshllëkun e mundshëm të udhëheqjes në Evropë, “ju keni nevojë për udhëheqës të qëndrueshëm që paraqet besim”.

Javën e kaluar, Draghi, i cili me një kthesë të shpejtë, por gjithmonë të drejtpërdrejtë, mbajti presionin mbi Brukselin kur erdhi puna për eksportet e vaksinave.

Ai iu referua përpjekjeve “të lehta” në negociatat origjinale të kontratës me kompanitë farmaceutike dhe vuri në dukje se, pavarësisht rregullave të saj të reja të ashpra mbi ndalimet e eksportit, Bashkimi Evropian ende nuk kishte vepruar.

Por ai, gjithashtu, ekuilibroi me shkathtësi kritikat e tij ndaj Komisionit të von der Leyen, duke e mbrojtur atë, pasi Erdogan i mohoi asaj një karrige, në vend të një divani, gjatë një vizite në Turqi javën e kaluar.

Në debutimin e tij në një takim evropian si kryeministër i Italisë në shkurt, Draghi e bëri të qartë se ai nuk ishte atje për të brohoritur. Ai tha, gjatë një takimi ekonomik, duke përfshirë pasardhësin e tij të Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, që të “frenojë entuziazmin” kur u hap diskutimi për një union më të ngushtë fiskal.

Ky lloj bashkimi është ambicia e gjatë e Draghi-t. Por, përpara se ai të arrijë diku afër kësaj, ose të trajtojë probleme të thella ekonomike në shtëpi, ata që e rrethojnë thonë se Draghi është shumë i vetëdijshëm se përparësia e tij duhet të jetë zgjidhja e përgjigjes së Evropës ndaj pandemisë.

Përshtatur nga New York Times për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore