Stil

Si përfundim, sa shpesh duhet t’i lajmë xhinset?


Pyetja se sa shpesh duhet t’i lajmë xhinset ka kaluar në mendjen e gjithsecilit prej nesh, por çdokush ka dhënë nga një variant ndryshe.

Në fakt, larja e shpeshtë i dëmton ato. Më konkretisht, do të ishte mirë t’i lani pas 4-5 herësh që i keni përdorur.

Duket e çuditshme kur mendon të kalojmë javën më një pale xhinse, por nëse nuk doni që t’ju bie ngjyra apo te grisen, bëni mire ta kujtoni këtë.

Por kjo nuk do të thotë të numëroni ditët, nëse e keni tepruar me përdorimin e tyre mos hezitoni t’i fusni në lavatriçe.

Mos harroni, që xhinset “të jetojnë” më gjatë, duhet t’i lani me dorë. E për të gjithë ata që përtojnë , ju rekomandojmë të paktën të shmangni centrifugën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore