Shëndet

Si ndikon kokaina në penisin dhe spermatozoidin tuaj


Ilustrim

Dihet se penisit nuk i bënë mirë përdorimi i drogës për një numër arsyesh, kryesisht për shkak se stimuluesit si: MDMA dhe kokaina punojnë si vazokonstriktorë, duke kufizuar rrjedhën e gjakut, ato mund të bëjnë që penisi juaj të tkurret një sasi pothuajse të pakonceptueshme.

Problemi është se kokaina bënë që shumë njerëz të cilët e konsumojnë atë, të i’u shfaqet dëshira për seks. Gjë që nuk është ideale, ose, në fakt, e realizueshme kur penisi juaj është me madhësinë e një lisi.

Studimet tregojnë se, te njerëzit, administrimi i kokainës rriti dëshirën seksuale, por uli përdorimin e prezervativit. Dhe ndërsa çdo njeri është i ndryshëm, për shumë burra kokaina do të rezultojë në mosfunksionim seksual.

Kokaina mund të çojë në vështirësi ejakuluese dhe vëllime të ulëta të daljes së spermës. Përdorimi kronik, mund të çojë në priapizëm, që është një mbledhje e dhimbshme e vazhdueshme, e që shpesh ka nevojë për ndihmë mjekësore, është një gjendje e rëndë e cila mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të penisit.

Kokaina ju mbyll në një gjendje të padurueshme në të cilën dëshpërimisht dëshironi të bëni seks, por nuk mundeni sepse nuk mund ta ngrini penisin, shpesh ndodhë që të mos përdorni prezervativ dhe kjo vjen me rrezikun e sëmundjeve ngjitëse seksuale, pastaj, ndodh që të kesh ngecur sepse nuk je në gjendje të përjetosh orgazmën.

Një studim i bërë duke parë efektet e kokainës në histologjinë dhe funksionin e testikujve zbuloi se kokaina prodhoi një përçarje të shpejtë të prodhimit të spermës, përafërsisht duke u zvogëluar atë përgjysmë. Administrimi i kokainës gjithashtu rezultoi në uljen e niveleve të testosteronit dhe është treguar se rezulton në vdekje të spermës, kjo mund të çojë në ngushtimin e rrjedhës së gjakut.

Edhe pse nuk ka informacion të mjaftueshëm në lidhje me potencialin e përdorimit të kokainës tek burrat për të shkaktuar defekte të lindjes, studimet që janë bërë në minj, kanë treguar se spermatozoidet mund të veprojnë si një vektor për të transportuar kokainë në një vezë.

Disa studime tjera kanë treguar se foshnjat e lindura nga nënat që përdorin kokainë ndërsa ishin shtatzënë kishin anomali të konsiderueshme neurologjike dhe të zhvillimit. Në një foshnjë një vjeçare, fëmijët kishin rezultate më të ulëta njohëse dhe motorike. Pra, megjithëse nuk janë krijuar teste të duhura shkencore pjesërisht, për shkak të frikës së pacientit për zbulimin e përdorimit të tyre sepse kokaina është e paligjshme, ajo mund të udhëtojë nga spermatozoidi në vezë, pra duke ndikuar te fëmija para se të lindë.

Por, përdorimi i kokainës po rritet vit pas viti, numri i vdekjeve të lidhura me kokainën vazhdon të jetë në rritje dhe se çfarë efekti mund të ketë në patronazhin e klinikës së pjellorisë në të ardhmen e afërt, mund ta tregojë vetëm koha.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore