Art&dizajn

Si ndikoi grimi i lashtë Egjiptian në ritualet e bukurisë së sotme


Misteret e egjiptianëve të lashtë janë të mëdha, por metodat e tyre të bukurisë nuk janë më sekrete. Grimi mund të duket si një fenomen fitimprurës i kohës moderne por, produktet kozmetike ishin po aq të rëndësishme për jetën e përditshme edhe në botën antike. Që nga epoka më e hershme e perandorisë Egjiptiane (rreth vitit 6000 p. K.), burra dhe gra nga të gjitha klasat shoqërore vunë në përdorim produkte si ato të linjës së syve, rimelit e buzëkuqit, shkruan CNN.

Joshja e perceptuar e civilizimit egjiptian ka të bëjë shumë me mënyrën se si ne i kemi “glamurizuar” dy mbretëreshat më të famshme të Egjiptit, Kleopatrën dhe Nefertitin. Në vitin 1963, kur Elizabeth Taylor luajti rolin kryesor në filmin “Cleopatra” solli një përceptim të fuqishëm mbi idenë se si dukej Kleopatra e vërtetë, transmeton Albanian Post. Edhe Rihanna në vitin 2017, e përsosi mënyrën e makijazhit, kur u paraqit në kopertinën e ‘Vouge Arabia’ si dedikim homazhi në nder të mbretëreshës Nertfit.

Megjithatë, egjiptianët e lashtë jo vetëm që aplikonin makijazhin për tu dukur më bukur, por kozmetika në atë kohë kishte edhe funksione rituale dhe kuptime simbolike. Ata vazhduan t’i marrin seriozisht rutinat e tyre të bukurisë: Termi hieroglif për artistin e grimit rrjedh nga fjala “sesh”, e cila përkthehet të shkruash ose të gdhendësh, frymëzuar nga fakti se kërkohej shumë aftësi për të aplikuar këto metoda.

Makijazhet më të rafinuara të bukurisë u kryen në tualetet e grave të pasura egjiptiane. Një trajtim i tillë ishte tipik për një grua që jetonte gjatë Mbretërisë së Mesme (rreth 2030–1650 p.K.).

Para se të aplikonin ndonjë teknikë makijazhi, ato së pari përkujdeseshin për lëkuren e tyre. Disa nga trajtimet e tyre më të njohura ishin dehidratimi i lëkurës më kripëra të veçanta të Detit të Vdekur, futja në vaskat luksoze të mbushura me qumësht, si dhe përdorimi i maskave të fytyrës me mjalt dhe qumësht.

Ato gjithashtu kishin mundësinë të përdornin edhe vajra me lule ose erëza për të zbutur lëkuren e tyre. Egjiptianët po ashtu shpikën një metodë natyrale të depilimit dukë përzier mjaltin me sheqer. Kjo alternativë depilimi gjen përdorim të madh edhe në ditët e sotme.

Rutina e kujdesit për tu dukur bukur nuk ishte arsyeja e vetme pse ata përkujdeseshin kaq shumë për vete. “Kohl” ishte një trik makijazhi i cili veç për tu dukur bukur, ai përdorej edhe për të mbrojtur sytë nga shkëlqimi i fortë i diellit të shkretëtirës. Fjalët egjiptiane si ‘paleta kozmetike’ ishin shprehje e cila paraqiste aftësinë mbrojtëse të saj kundër rrezeve të diellit por edhe prej “Syrit të keq”. Madje, komponentët si minerali toksik me bazë plumbi nga i cili ishin prodhuar këto produkte kishte veti antibakteriale kur kombinohej me lagështinë e syve.

Ndër ndërhyrjet finale gjatë aplikimit të makijazhit në një mbretëreshe egjiptiane padyshim që ishte buzëkuqi, i cili është një version i pamjes klasike edhe sot. Për ta bërë ngjyrën më të përshtatshme dhe me dominuese, e përzienin okrën më yndyrë shtazore ose me vaj perimesh. Madje, Kleopatra ishte e njohur për buzëkuqin e saj të përbërë nga brumbujt e shtypur, e kjo për qëllim të arritjes së rezultatit të përsosur të ngjyrës së kuqe.

Këto shpikje tepër toksike, shpesh të përziera me ngjyra të nxjerra nga jodi dhe bromi manit, mund të çojnë në sëmundje serioze, ose nganjëherë vdekje – mbase nga kjo buron edhe thënja e famshme  “Puthja e vdekjes”.

Edhe në vdekje, pamja personale ishte thelbësore për identitetin egjiptian. Vendet e varrimit të zbuluara që nga fillimi i historisë së njerëzimit, tregojnë se ishte e zakonshme për egjiptianët të përfshinin sende të përditshme si krehra, vajra aromatikë, bizhuteri dhe kozmetikë në varret e burrave, grave dhe fëmijëve të tyre. Shembuj të tillë ekzistojnë edhe sot brenda varreve të tyre.

Ne mund t’i asociojmë Egjiptianët me pamjen e tyre dramatike kryesisht për shkak të përdorimit të tyre të shumtë në mumiet dhe maskat e vdekjes. Në vend që të përshkruajnë tiparet reale të subjekteve të tyre, këto maska dhe arkivole prej druri portretizojnë të rinj të idealizuar me lëkurë të lëmuar dhe qepalla të lyera. Në fakt, vetë mumifikimi ndoqi shumë prej ritualeve të përditshme të vetë-kujdesit që egjiptianët ndoqën derisa ishin gjallë. Unguentët për zbutjen e lëkurës morën rëndësi fetare kur ato përdoreshin për të vajosur trupin, madje edhe sot ndonjëherë përdoren si produkte kozmetike.

Estetika e veçantë egjiptiane – nga arkitektura te arti te makijazhi – ka kapur imagjinatën moderne për elegancën, ekzotizmin dhe stilin e saj. Megjithatë, ndikimi i mbretërisë antike në idealet tona të bukurisë është më i drejtpërdrejtë përmes shpikjeve të tyre, deri në vijëzuesin e syve dhe buzëkuqin që ne ende duam të veshim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore