Foto lajm

Si ishin fotot e fëmijërisë para viteve ’90


Para telefonave “të zgjuar”, për të pasur një fotografi, duhej të shkoje te një studio fotografike, ose të zotëroje një aparat fotografik që ishte shumë e rrallë në atë kohë.

Përpara se të zëvendësoheshin nga albumet virtuale të rrjeteve sociale, këto kujtime, zakonisht, vendoseshin nëpër albume apo korniza të posaçme.

Kujtime të veçanta, mes pamjeve të tjera, qenë fotografitë e fëmijëve, në studio apo në natyrë, të cilat mbeteshin ndër vite objekt malli.

Një pjesë e tyre ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror.

“Personat e fotografuar janë të panjohur për ne, përveç atyre pak herëve kur vetë fotografia përmban shënimin përkatës, por kujtimet dhe nostalgjia janë të njohura për të gjithë”, shkruhet në faqen zyrtare të arkivit.