Lajme

Si i ndryshoi australianët COVID-19?


Australianët mund të kenë një ide më të qartë rreth asaj sesi si i ndryshoi pandemia e COVID-19 si komb.

Kjo pasi të publikohen të dhënat e para mbi tema, si: flukset e popullsisë midis qyteteve dhe zonave rajonale, si strehohen australianët, gjuhët që përdorin, shëndetësia dhe arsimi vendas, punësimi apo normat e papaguara të punës përgjatë vitit 2021.

Ky raport do të bëhet publik të martën nga Byroja Australiane e Statistikave.

Demografët paralajmërojnë se, në një vështrim fillestar, rezultatet do t’i tregojnë të dyja anët e medaljes: natën që u krye regjistrimi, më 10 gusht 2021, gjysma e vendit ishte në izolim total, ndërsa shtetet e tjera gëzonin disa nga rregullat më të relaksuara për lëvizjen e brendshme gjatë pandemisë.

Çfarë mund të presim?

Dr. Liz Allen, demografe në Universitetin Kombëtar Australian, deklaroi se do të ketë thirrje historike në regjistrimin e Australisë në një moment kaq unik.

“Ky regjistrim ofron diçka mjaft unike, në atë që kurrë më parë Australia nuk e ka kuptuar veten në një mënyrë që është theksuar gjatë pandemisë COVID-19”, tha ajo.

“Të dhënat do të tregojnë se si një katastrofë e madhe ndikon ndryshe në popullsinë australiane, veçanërisht në mënyrën se si ndikon negativisht në më shumë njerëz me prejardhje të ulët socio-ekonomike”.

Allen beson se rezultatet e mira shëndetësore të pandemisë së Australisë deri në mesin e vitit 2021, me një rënie të përgjithshme të vdekjeve vjetore, të kombinuara me kufijtë e mbyllur dhe një pauzë në imigracionin, kanë pasur një ndikim specifik në përbërjen e Australisë.

“Australia do të jetë më e vjetër, më e bardhë dhe më e vogël nëse nuk do të kishte ndodhur COVID”, tha Allen.

Në një komb ishull si Australia, i cili mbështetet në imigracionin, të kuptuarit e ndikimeve të vërteta të mbylljes nga bota, “do të jetë një nga pikat e forta të regjistrimit”, theksoi ai.

Allen po përgatitet për statistika jashtëzakonisht të ndryshme të punësimit midis shteteve, të cilat ajo shpreson se do të jenë të dobishme për të kuptuar se si politika e mirëqenies sociale mund të modifikohet për të qenë më efektive.

Për më tepër, të dhënat do të ofrojnë një paraqitje të shkurtër të zakoneve tona të preferuara të punës.

A do të jenë të dobishme të dhënat?

Shumë vende të tjera e shtynë regjistrimin e tyre për të shmangur kapjen e një kombi në izolim ose nën kufizime të rënda pandemike, nga shqetësimi se të dhënat do të ishin më pak të dobishme për qëllime planifikimi.

Allen nuk pajtohet me këtë pikëpamje, duke thënë se, ndërsa regjistrimi i vitit 2021 do të jetë ende i dobishëm për të kuptuar se si australianët kanë ndryshuar me kohën, ai gjithashtu do të jetë i vlefshëm në mbarë botën si një mësim në menaxhimin e pandemisë.

“Ne nuk duam ta njohim veten vetëm në kohët e mira. Ne duam ta njohim veten në kohë të këqija, dhe me këtë regjistrim kemi marrë një pamje të vërtetë të efektit të madh të valëzimit të COVID, si tani, edhe në të ardhmen”.

Ajo është gjithashtu thotë se australianët mund të kenë besim në cilësinë e të dhënave të publikuara online.

Dr Katharine Betts, nënkryetare e Institutit Australian të Kërkimit të Popullsisë dhe profesoreshë e asociuar e sociologjisë në Universitetin Swinburne, thotë se disa nga gjetjet më interesante do të jenë se si po ecin emigrantët e rinj pas mbërritjes në Australi.

Betts tha për demografët që hulumtojnë fusha ose tema të veçanta, se “shumë më shumë nga gjërat magjepsëse do të bëhen të disponueshme vetëm disa muaj pas publikimit të parë”.

Demografët mund të kërkojnë ndarje të të dhënave specifike nga ABS për kategori të tilla si feja dhe vendi i lindjes të renditura sipas zonave më të vogla se ato që do të jenë të disponueshme të martën.

Allen thekson gjithashtu se ndërsa regjistrimi i vitit 2021 bëri disa pyetje të reja, të tilla si për shëndetin mendor dhe përfshirjen e forcave mbrojtëse, shumë demografë besojnë se ai nuk bëri disa pyetje kyçe, si për identitetin gjinor dhe seksualitetin.

Në përmbyllje, Allen tha se këto pyetje po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, duke pasur parasysh ritmet në rritje të asimilimit, përzierjes së etnive dhe ateizmit, që do të thotë se disa australianë “nuk e shohin veten të përfaqësuar në një kuti të shënuar në regjistrim”.

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore