Lajme

Si gënjeu prokuroria në Speciale kur tha se “ishte gati për gjykim”?


Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë kishte njoftuar fillim të shpejtë të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë, duke deklaruar se do të ishte e gatshme më së largu në verën e vitit 2021.

Po afron vera e vitit 2022 dhe gjykimi akoma nuk ka filluar.

Ky qëndrim i Prokurorisë, sipas ekipeve mbrojtëse, po përdorej për ta pamundësuar lirimin me kusht të të akuzuarve.

Prokurori Jack Smith më pas, kishte thënë se ishin të gatshëm që gjykimi të fillonte më së voni në shtator të vitit 2021.

Prapë, u shkelën afatet.

Një dokumentar i punuar nga Albanian Post dhe Opinion, i titulluar “Devijimi Special”, sjell deklaratën e Avokatit të ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, sipas të cilit, Prokuroria, që nga fillimi, ka gënjyer Gjykatën, kur rezistuan ndaj kërkesës për lirim të përkohshëm të të akuzuarve, në pritje të gjykimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore