Sport

Shuma që skuadrat shqiptare përfitojnë në garat evropiane


Klubet shqiptare po kalojnë momente mjaft të mira në kualifikimet e garave evropiane.

Në fakt, kampioni i Shqipërisë, Teuta, ai i Kosovës, Prishtina, si dhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, u eliminuan në raundin e parë të kualifikimeve të Champions Leauge, por ato do t’i vijojnë garat në Europa Conference Leauge, duke filluar nga raundi i dytë i kualifikimeve.

Gjithashtu në këtë garë, janë duke vijuar mirë edhe klubet tjera si Partizani, Vllaznia, Laçi e Drita, ku të katër ekipet e kaluan raundin e parë të kësaj lige.

Por, sa është shuma financiare që do të përfitojnë këto klube nga UEFA?

Fillimisht, kampioni i Kosovës, Prishtina, e cila kaloi raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, u shpërblye me 230 mijë euro nga UEFA.

Pastaj, kualifikimi në raundin e parë të kësaj gare, i shtoi buxhetit të Prishtinës edhe 280 mijë euro të tjera, shuma këto që i arkëtuan edhe Teuta e Shkëndija e Tetovës, pasi që ishin pjesëmarrëse në këtë fazë.

Por, eliminimi në fazën e parë të Champions Leauge-s, bënë që këto tri klube t’iu bashkohen ekipeve të tjera shqiptare si, Partizani, Vllaznia, Laçi e Drita në raundin e dytë të Europe Conference Leauge, ku shpërblimi për pjesëmarrje në këtë fazë nga UEFA, do të jetë 350 mijë euro.

Derisa, përveç 350 mijë eurove, këtyre skuadrave do t’iu shtohen edhe nga 150 mijë tjera, shumë kjo që garantohet për raundin e parë të kësaj lige, të cilën do ta përfitojë edhe skuadra tjetër kosovare e Llapit, e cila u eliminua që në raundin e parë nga ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi.

Kujtojmë që në rast se këto klube kualifikohen në raundin e tretë të Europe Conefence Leuage, atëherë do të përfitojnë edhe nga 550 mijë euro tjera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore