Jetesë & Stil

Shuma marramendëse që paguhen aktorët e ‘Game of Thrones’


Ai është seriali pas së cilit janë fiksuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe pa dyshim që edhe ju e mendoni se po flasim për serialin më të vlerësuar të “HBO”, “Game of Thrones”.

Suksesi dhe shikueshmëria e madhe e kanë kthyer atë në një fenomen dhe, si i tillë, pa diskutim që ka shumë benefite.

E keni menduar ndonjëherë se sa paguhen aktorët dhe protagonistët e serialit që ka thyer rekorde?! Yjet e “Game of Thrones” kanë grumbulluar shuma marramendëse, ku listën e kryeson Sean Bean.

Ndërkaq, hidhuni një sy shumave marramendëse që kanë fituar personazhet e famshëm të këtij seriali:Gwendoline Christie – 4,4 milionë euro, Maisie Williams – 5,1 milionë euro, Natalie Dormer – 5,1 milionë euro, Sophie Turner 25 – 6,7 milionë euro, Alfie Allen – 6,7 milionë euro, Lena Headey – 7,5 milionë euro, Kit Harington – 10 milionë euro, Emilia Clarke – 10,9 milionë euro, Jason Momoa – 11,8 milionë euro, Peter Dinklage – 12,6 milionë euro,  Nikolaj Coster-Waldau – 13,4 milionë euro, Sean Bean – 22,7 milionë euro.

Rikujtojmë se “Game of Thrones”, do të nisë xhirimet së shpejti. Njoftimi u dha nga shefi i përmbajtjes së “HBO” dhe “HBO Max”, Casey Bloys gjatë një paneli TCA.

Televizioni ka blerë 10 episode të “Spinoff”. Në serial do të përshkruhen tregimet e mbretërve “Targaryen” që kishin sunduar prej kohësh në “Westeros”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore