Shqipëria

Shuhet në moshën 88-vjeçare solistja e parë e trupës së baletit shqiptar


Ndërron jetë solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha, në moshën 88-vjeçare.

Vendresha ishte themeluese e shkollës së Koreografisë, ku ishte dhe pedagoge, ndërkohë që kishte titullin “Artiste e merituar”.

Në vitin 1949, ajo mbaroi shkollën artistike Jordan Misja në Tiranë, në klasën e pianos dhe më pas filloi të punonte në Ansamblin e Këngës dhe Valleve në Filarmoninë Shqiptare.

Më 1 maj të vitit 1950, ajo bëri debutimin e saj si soliste, duke kërcyer në skenën e Filarmonisë, në një koncert të rastit.

Në nëntor të vitit 1950, filloi të studionte në Moskë në shkollën e vallëzimit klasik në Teatrin Bolshoi.

Bashkë me ekipin Bolshoi, Vendresha luajti në turne në nëntë Republika të ish-Bashkimit Sovjetik. Ajo mbrojti diplomën e saj në vitin 1956, duke vallëzuar rolin e Maria Potocka në baletin Bachczysaraju.

Rolin e e përgatiti nën drejtimin e Galina Ulanova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore