Futboll

Shuhet në moshën 82-vjeçare legjenda e Liverpool, Ian St John


Ish-sulmuesi i Liverpool-it dhe i Kombëtares së Skocisë, Ian St John, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje afatgjatë.

St John iu bashkua Liverpool-it në 1961, për një shifër rekord prej 37 mijë e 5 qind paundësh. St John titulloi 425 herë me Liverpool-in dhe ka shënuar 118 gola përgjatë një dekade.

Skocezi ka fituar dy tituj kampionati me Liverpool-in dhe jo vetëm: goli i tij i dhuroi Liverpool-it Kupën e FA-së (Shoqëria e Futbollit) në 1965.

St John ishte kapiten i Kombëtares së Skocisë në 21 ndeshje dhe, po në kuadrin e lidershipit, menaxhoi Motherwell dhe Portsmouth.

Krahas karrierës në futboll, St John themeloi programin e mirënjohur në Britani, të quajtur “Saint and Greavsie”, të cilin e bashkudhëhiqte me ish-sulmuesin e kombëtares angleze, Jimmy Greavsie.

“Saint and Greavsie” filloi transmetimin në 1985 dhe zgjati deri më 1992.

Familja St John ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së Ian-it:

“Me zemër të copëtuar ju informojmë se kemi humbur një bashkëshort, baba dhe gjysh. Ai u shua paqësisht në krevatin e tij, me familjen që i qëndroi afër deri në fund”, shkruan familja St John.

Sigurisht që ngushëllimet nuk kanë munguar nga klubi i Liverpool-it:

“Jemi thellësisht të hidhëruar nga largimi i një legjende të vërtetë të Anfield-it (stadium i Liverpool-it), Ian St John. U prehsh në paqe Ian St John 1938-2021”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore