Financa

Shtyhet takimi i OPEC-ut


Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kanë shtyrë takimin mes tyre.

OPEC do të shqyrtojë nëse do të rritet prodhimin për muajin tjetër.

Ky vendim vjen pasi pandemia ka zvogëluar kërkesën për energji duke krijuar pasiguri në tregjet e naftës.

Në dhjetor, OPEC-u vendosi të shtonte prodhimin me 500 mijë fuçi në ditë.

Një tjetër vendim ishte rishikimi i prodhimit çdo muaj me qëllimin për të prodhuar deri në dy milionë fuçi në ditë.

Vitin e kaluar u vendos një ulje e prodhimit prej 7.7 milionë fuçi në ditë.

Ky vendim kishte qëllimin për të parandaluar uljen e çmimeve gjatë rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

OPEC po përballet me presione në tregjet e naftës.

Rritja e prodhimit do të rriste të ardhurat për vendet prodhuese.

Buxhetet e këtyre shteteve kanë pësuar goditje nga çmimet e ulëta.

Çmimet e naftës ranë me 52 cent të hënën duke e çuar çmimin e naftës në 48 dollarë për fuçi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore