Shqipëria

Shtyhet për në 29 janar seanca e parë e dosjes së Dibrës


Seanca e parё e dosjes 184 tё Dibrёs qё pritej tё mbahej ditёn e sotme ёshtё shtyrё pёr datёn 29.01.2021.

Tё kallzuar janё katёr persona ish zyrtarё tё lartё tё shtetit dhe punonjёs policie. Tё pandehurit akuzohen pёr shit-blerje votash dhe shpёrdorim detyre.

Seanca u shty pёr shkak se nuk ishin tё pranishёm tё gjitha palёt.

Prokuroria e Dibrës ka bёrё me dije se hetimet kanё pёrfunduar dhe katër të pandehurit janё dorёzuar nё gjykatё.

Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisiariati. Ai akuzohet se ka vendosur uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste.

I akuzuar tjetër është Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit. Sipas akuzave Gjeci ka kanosur mësuesit për t’i larguar nga detyra nёse nuk votonin pёr kandidatin e kёrkuar. Nё një rast, thuhet se ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.

Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet se ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike. Përjashtimet janë kryer për shkak të bindjeve politike.

Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin kandidatin për kryebashkiak të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Prokuroria thekson se në dosje kanë qenë dhe personat të tjerë nën hetim si, zyrtarë, ish zyrtarë dhe biznesmenë të cilët kanë konsumuar veprën penale të shitblerjes së votës, por nuk mund të merren në përgjegjësi ligjore, përderisa vepra penale është parashkruar.

Të akuzuarit janë, Imer Lala, Robert Aga, Arben Keshi, Drini Gjeci, Afrim Mikli apo Bekim Krashi.

Për shitblerje janë kallëzuar dhe Damian Gjiknuri, Dionis Imeraj, kryebashkiaku aktual i Dibrës dhe Agron Malaj kryetari i Bashkisë së Burrelit. Megjithatë prokuroria tha se mungojnё provat që ata të kenë konsumuar këtë vepër penale.

Nga materialet e përgjimit, ka rezultuar se ata kanë patur rol aktiv duke mbështetur politikisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e 11.09.2016.

Ndёrkohё Gjykata e Dibrёs ёshtё duke shqyrtuar dhe kërkesën e kreut tё Partisё Demokratike, Lulzim Basha, pёr tё hetuar dhe persona tё tjerё në dosje.

Dosja e bujshme 184 e pati fillesën e saj pas publikimit të përgjimeve të një gazetari për BILD-in e Gjermanisë. Përfundimisht u vendos tё shqyrtohet në qytetin e Dibrёs. Prokuroria e Posaçme (SPAK) pretendoi se nuk kishte kompetencë për ta hetuar.

Hetimi i dosjes 184 dhe asaj 389 janë dy prej parakushteve që Bashkimi Evropian(BE) ka vendosur për anëtarësimin./AlbanianPost.com

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore