Sport

Shtyhet ndeshja Inter – Sassuolo pas rasteve të reja me Covid-19


Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të klubit të Interit, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino.

Kështu listës së futbollistëve të invektuar me coronavirus, pas Handanovicit dhe D’Ambrosios, iu shtuan edhe dy lojtarët tjerë zikaltër.

Autoritetet Shëndetësore të Milanos, pasi morën njoftimin për shtimin e rasteve me coronavirus tek Interi, kanë vendosur pezullimin e menjëhershëm të çdo lloj aktiviteti për ekipin, për katër ditët e ardhshme.

Si rrjedhojë e kësaj, nuk do të zhvillohet ndeshja Inter-Sassuolo, e cila ishte programuar të zhvillohej ditën e shtunë të datës 20 mars.

Gjithashtu i bëhet e ditur të gjithë lojtarëve të tjerë që të refuzojnë ftesat që u vijnë nga përfaqësueset e tyre për ndeshjet kuaifikuese të Kupës së Botës, që do të zhvillohen në fund të muajit mars.

Të hënën, më 22 mars, pjesëtarët e klubit zikaltër do t’u nënshtrohen testeve të radhës me shpresën se nuk do të ketë të infektuar të tjerë.

Ndërkohë, sa u përket drejtuesve, drejtori sportive Ausilio ka rezultuar tani negativ, por vetëm Giuseppe Marotta, mbetet pozitiv, por lajmi i mirë është përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore