Film

Shtyhet Festivali i Kanës


Situata e pandemisë ka bërë që edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit të Kanës të shtyhet në muajin korrik.

Lajmi u dha nga organizatorët, të cilët janë shprehur se festivali do të zhvillohet nga data 6 deri 17 korrik të këtij viti.

Sipas raportimit të Euronews-it, eventi që zëvëndësoi edicionin e anuluar të vitit 2020, prezantoi disa filma me metrazh të shkurtër, pa përfshirë premierat kryesore dhe yjet e kinemasë.

Aktorët hollivudianë do të jenë pjesë e eventit që zgjat dy javë, në një prej shfaqjeve kryesore të industrisë kinematografike.

Festivali i Filmit të Kanës e ka origjinën në vitin 1932, kur ministri francez i Arsimit Kombëtar, Jean Zay, me propozimin e Philippe Erlanger dhe me mbështetjen e britanikëve dhe amerikanëve, ngritën një festival kinematografik ndërkombëtar

Kana është venitur që nga përhapja e pandemisë COVID-19, pasi shumë prej hoteleve dhe restoranteve u mbyllën dhe jeta aktive e qytetit pësoi rënie./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore