Zgjedhjet në Shqipëri

Shtyhen me një ditë punimet në autostradën Tiranë-Durrës/E lirё rruga sot pёr qarkullimin e automjeteve


Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH) ka njoftuar shtyrjen e punimeve nё segmentin  Qafë Kashar–Ura e Dajlanit, tё autostradёs Tiranё-Durrёs, pёr shkak tё kushteve tё motit me reshje.

“Segmenti “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” parashikuar për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021. Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit”, ka shkruar ARRSH.

Ndёrkohё, autostrada do tё jetё e lirё për qarkullimin e mjeteve.

Sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës.

ARRSH ka njoftuar se gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një deklarate në median sociale Facebook, njoftoi fillimet e punimeve për riparimin e Autostradës Tiranë-Durrës.

Ata informojnë se duke nisur nga dita e mërkurë më 7 prill, mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore, përshkak të punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë.

Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas, do të bëjë që mjetet të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.

Në ditën e tretë të punimeve në segmentin Maminas-Sukth, mjetet do të devijohen në degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth

ARRSH bën me dije se në ditën e katërt të punimeve në segmentin Maminas-kryqëzimin e Shkozetit, mjetet do të devijohen në degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.

Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit, do të sjellë devijimin në degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

Punimet priten të zgjasin deri më datë 21 prill.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore