Sport

Shtyhen dy ndeshje në La Liga


Federata e Futbollit të Spanjës, ka vendosur që të shtyjë dy ndeshje të xhiros së nëntë, që ishin planifikuar për tu zhvilluar në fundjavën e ardhshme.

Ndeshjet që do të shtyhen janë Granada – Atletico Madrid dhe Real Madrid – Athletic Bilbao, të cilat ishin programuar të zhvillohen të dielën në ora 18:30.

Këto ndeshje nuk do të zhvillohen në atë ditë, pasi që këto klube kanë në përbërje shumë futbollistë që janë të angazhuar me kombëtaret e tyre, në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.

Pra, xhiro e ardhshme e ndeshjeve kualifikuese në Amerikën e Jugut, do të zhvillohet në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, andaj futbollistët do të kenë pak kohë për tu përgatitur me klubet.

Opsion tjetër për të mos shtyrë këto ndeshje, do të ishte ndoshta edhe zhvillimi i tyre në ditën e hënë, por për shkak të impenjimit të klubeve në Ligën e Kampionëve në mesjavën e ardhshme, zgjidhja më e mirë ka qenë që të shtyhen për një datë që ende nuk është vendosur.

Kurojmë që njëjtë sikurse ky rast, edhe një muaj më parë është shtyrë edhe ndeshja mes Barcelonës dhe Sevillas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore