Përballje

Shtyhen dy ndeshje në La Liga, Sevilla – Barcelona dhe Villareal – Alaves


Janë shtyrë dy ndeshje të programuara për tu zhvilluar këtë fundjavë, në kuadër të xhiros së katërt në La Liga-n spanjolle.

Sevilla – Barcelona dhe Villareal – Alaves, janë ndeshjet që nuk do të zhvillohen këtë javë, për shkak se shumë futbollistë të këtyre skuadrave janë të grumbulluar nga kombëtaret e CONMEBOL-it, që po zhvillojnë ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror.

Për shkak të vonesave të futbollistëve nga Amerika Latine për tu rikthyer në Spanjë, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Javier Tebas, shtyu oraret e tetë ndeshjeve, por nuk mundi të bëjë asgjë me ndeshjet e lartcekura pasi që Barcelona dhe Villareal do të luajnë të martën në Ligën e Kampionëve.

Kërkesa e klubeve në fjalë për shtyrjen e ndeshjes, fillimisht u refuzua nga federata spanjolle, por më pas La Liga apeloi në Këshillin e Lartë të Sporteve, të cilët dhanë urdhër që këto ndeshje të zhvillohen në një kohë tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore