Lajme

Shtrenjtimi i rrymës/ Gashi: Pagat e ulëta për ta përballuar


Ilustrim

Kryetari i Këshillit Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi ka shprehur pakënaqësinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga ana e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) duke shtuar se kjo ngritje po bëhet në sezonin e dimrit dhe në periudhën kur janë ngritur të gjitha çmimet e artikujve esencial.

Ai ka thënë se pagat e qytetarëve të Kosovës nuk e përballojnë as gjysmën e muajit kur llogariten edhe pagesat e shërbimeve të tjera.

BSPK

“Ne e bashkëbisedojmë dhe konsiderojmë që kjo rritje e çmimit bëhet në kohë më të përshtatshme për qytetarin”.

“Krahas kësaj rritje kemi edhe rritjen e çmimeve të derivateve, e kemi rritjen e çmimeve esenciale.”

Sipas Gashit, çmimet edhe kanë “fluturuar” nëpër maketet e Kosovës.

Ali Gashi, BSPK

“Po u fute tani në markete e sheh që janë të tmerrshme çmimet e produkteve esenciale, mos të flasim të produkteve të tjera”, ka thënë ai në një studio televizive.

Konsumatorët që shpenzojnë nën 800kWh tarifa e lartë do të jetë 6.75 centë dhe ajo e ulëta prej 2.89 centë. Ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë “bllok” do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 centë dhe 5.9 centë për tarifën e ulët.

Sipas një sqarimi të ZRRE-së, ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë pra më saktësisht 900 kilovatë orë, nëse deri më tani kanë paguare në vlerë prej 58,5 euro, me tarifat e reja, faturimi do të ketë vlerën e 68,6 euro, apo 5,1 euro më shumë.

Për ata që shpenzojnë 1000 kilovatë orë, nëse deri më tani kanë paguar 64.2 euro, nga dita e mërkurë do të paguajnë faturë mujore prej 79,4 euro, apo 10,1 euro më shumë.

ZRRE

Për ata që shpenzojnë 1 mijë e 100 kilovatë orë dhe deri tani u ka ardhur fatura në vlerë prej 64,2 euro, nga data nëntë shkurt do t’u vijë fatura në vlerë prej 79,4 euro, apo 15,2 euro më shumë.

Ndërkaq, ata që kanë shpenzuar 1 mijë e 200 kilovatë orë dhe kanë paguar 69,9 euro, pas shtrenjtimit të energjisë elektrike do të paguajnë 90,1 euro, apo 20,3 euro më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore