Bota

Shtohen provat e vrasjeve në protestat në Myanmar, midis viktimave dhe adoleshentë


Zin Ko Ko Zaw, 22 vjeç, i vrarë nga një plumb në kokë. Ma “Angel” Kyal Sin, 19 vjeç, u qëllua fatalisht në kokë. Jo Myo Aung, 16 vjeç, i vrarë nga një plumb që në mushkëri.

Këta janë vetëm tre nga më shumë se 54 personat, që besohet se janë vrarë nga junta ushtarake e Mianmarit. Vrasje në një protestë paqësore kundër grushtit të shtetit, të 1 shkurtit.

Plagët vdekjeprurëse dhe vrimat e plumbave që shpojnë trupat e të rinjve, të dalueshme nëpër fotografi dhe të rrëfyera në bisedat me anëtarët e familjes, janë pjesë e një numri në rritje të provave, që tregojnë se forcat e sigurimit të juntës tashmë po gjuajnë për të vrarë.

E mërkura ishte dita më e përgjakshme në katër javë protestash. 38 njerëz u vranë, gjatë një zjarri ndaj turmave të njerëzve.

Imazhet dhe pamjet, e kalimtarëve të rastit, reporterët lokalë dhe gazetarët, tregonin trupa të shtrirë në rrugë të rrethuar nga pellgje gjaku

Imazhe të tjera tregonin se policinë duke rrahur protestuesit. Forcat e sigurisë gjithashtu, godisnin tre punëtorë të bamirësisë mjekësore me armët dhe shkopinjtë e tyre.

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International tha se “skenat tronditëse që po zhvillohen në Mianmar tregojnë prova në rritje të brutalitetit” nën komandën e udhëheqësit të grushtit të shtetit gjeneral Min Aung Hlaing.

“Ne po shohim rritje të vrasjeve të paligjshme. Përfshirë ekzekutime jashtëgjyqësore, pa ndonjë përpjekje për të frenuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse”, u shpreh Amnesty.

Të premten, Forca e Policisë të Mianmarit thanë në Global New Light, se “protestues të armatosur me granata tymi u panë në mesin e protestës ditën e mërkurë”.

“Protestuesit nuk ishin më në fazën normale të protestës, por ishin të armatosur me pajisje shpërthyese dhe iu drejtuan dhunës” tha raporti, pa dhënë prova të tjera.

Mijëra njerëz nga të gjitha pjesët e shoqërisë janë bashkuar në protestat në Mianmar. Lëvizjet e vazhdueshme të mosbindjes civile synojnë të destabilizojnë regjimin e ri ushtarak.

Lëvizja kryesisht pa udhëheqës, drejtohet nga të rinj të cilët kërkojnë reforma dhe zgjedhje dekokratike

Shoqata e Asistencës për të Burgosurit Politikë të grupit activist, ka identifikuar 48 persona që kanë vdekur për shkak të shtypjes së dhunshme të protestuesve. “Prej tyre, gjysma ishin nën moshën 25 vjeç, dhe 17 nën 20 vjeç. Më i riu ishte vetëm 14 vjeç”, raportoi grupi.

Të enjten, Fondi i Fëmijëve i KB (UNICEF) tha të paktën se pesë fëmijë – të gjithë djem mes moshave 14 dhe 17 – si dhe shumë të rinj dhe të rritur ishin vrarë. Të paktën katër fëmijë janë  plagosur rëndë.

“Përdorimi i forcës së tepruar vdekjeprurëse nga forcat e sigurisë në të gjithë vendin, demonstron koordinimin midis njësive dhe strategjisë gjithëpërfshirëse kombëtare” tha të enjten grupi i të drejtave të Drejtave të Fortifikuara.

“Policët dhe ushtarët janë urdhëruar të vrasin njerëzit me gjakftohtësi”, tha raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, në Mianmar, Tom Andrews

“Ata po përdorin armë gjahu dhe pushkë 38 mm. Ata janë duke përdorur pushkë gjysmë-automatike kundër protestuesve paqësorë që nuk paraqesin asnjë kërcënim për ta” shtoi ai.

Megithatë, sipas raportimeve të mediave protestuesit vazhdojnë të kthehen në rrugë. “Gjatë ditës së sotme policia hapi zjarr ndaj demonstruesve në Mandalay duke vrarë një të ri”. Në Yangon, protestuesit po rindërtonin barrikada. Në Lashio të shtetit Shan, turmat mbajtën homazhe dhe kënduan këngë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore