Lajme

Shteti Islamik merr përsipër vrasjet e gazetareve në Afganistanin Lindor


Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që u mori jetën tri gazetareve në Afganistanin Lindor.

Shteti Islamik deklaroi se luftëtarët e tij kishin shënjestruar tre punonjëset e një stacioni televiziv në qytetin lindor të Jalalabad-it, më 3 mars.

Viktimat punonin për transmetuesin lokal Enikas TV. I përkisnin moshës nga 18 deri në 20 vjeç. Sipas zyrtarëve afganë, gazetaret u qëlluan gjatë kthimit nga puna në shtëpi.

Një tjetër e plagosur gjendet në spital në gjendje kritike.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dënoi sulmin. Policia lokale fajësoi fillimisht talebanët kryengritës. Këta të fundit nuk pranuan të ishin të përfshirë në këtë sulm.

“Sulme të tilla ndaj bashkatdhetarëve tanë të pafajshëm, veçanërisht ndaj grave, kundërshtojnë mësimet e Islamit, kulturën Afgane dhe frymën e paqes. Këto sulme e bëjnë krizën dhe luftën aktuale të vështirë dhe të gjatë”, tha një deklaratë zyra e presidencës.

Dhuna është përshkallëzuar në Afganistan. Gjatë muajve të fundit, punonjësit e mediave dhe anëtarët e shoqërisë civile në zonat urbane janë vënë në shënjestër.

Qeveria Afgane dhe talibanët kanë zhvilluar bisedime për të gjetur një zgjidhje politike, si dhe për t`u dhënë fund dekadave konfliktuale. Vendi nuk ka pasur progres së fundmi. Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara(SHBA), Joe Biden, po rishikon planet për procesin e paqes. SHBA po rishikon nëse do t`i tërheqë plotësisht trupat deri në muajin maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore