Zgjedhjet në Kosovë

Shtërpca: Çka premtuan kandidatët për kryetar komune?


Komuna e Shtërpcës.

Besim Islami, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për komunën e Shtërpcës në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në një përgjigje për Albanian Post ka sqaruar plan programin për këtë komunë.

Ai ka thënë se prioritet në rast se fiton këto zgjedhje lokale do të ketë rritjen e kapacitetit të ujit të pijshëm në këtë komunë.

“Ne gjatë këtij mandati mendojmë që në të gjitha fshatrat të punohet dhe të rriten kapacitete e ujit të pijes. Nuk është vetëm fshati Biti por edhe Firaja që ka ujë me gjysmë kapaciteti”, ka deklaruar Islami për AP.

Islami synon edhe “mbështetje për fermerët dhe bujqve përmes projekteve dhe granteve nga ministria e bujqësisë”.

Besim Islami, kandidat për kryetar të komunës së Shtërpcës.

Në planet e tij për komunën e Shtërpcës, qëllimi i tij është edhe hulumtimi i tregut.

“Hulumtimi i tregut dhe stimulimi i investitorëve për hapjen e punëtorive (minifabrika) me kapacitete të vogla për prodhime vendore, kryesisht me punëtorë shtëpiake femra”.

Ai shton se, “asfaltimi i rrugëve për në bjeshkët e Brodit dhe Firajës me karakter turistik. Konkretisht synohet që pas asfaltimit të kërkohen investitorët, ashtu që nga bjeshka e Bordit të fillohet me turistët e alpinizmit, kurse bjeshka e Firajës me sportin e skijimit”.

Si dhe, “rregullimi i të gjitha kanalizimeve në të gjitha fshatrat”.

Për komunën e Shterpcës Albanian Post ka kontaktuar edhe kryetarët që  kandidojnë Dalibor Jevtiç nga Listës Serbe; Fikrih Hasani nga Lista Bashkë për Shtërpcën dhe Slavisha Vasiljeviç nga Iniciativa qytetare Liria (GISŠ), por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Katër vite radhazi Lista Serbe ka udhëhequr në komunën e Shtërpcës në krye me Bratislav Nikoliç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore