Art&dizajn

Shtëpizat përrallore në Kosta Rika


Luksi i shtëpive ka qenë i kërkuar për shumë kohë. Por disa truke të thjeshta e bëjnë një dhome të ndryshojë pamje, nga e mërzitshme në shik, madje edhe vetëm me disa jastëkë.

Për atë që është qendra e shtëpisë, dhoma e ndjenjes, përkushtimi duhet të jetë më i madh si vendi më i vizituar nga miqtë e hapësira e duhur është thelbësore.

Ndërkaq, ne po ju prezantojmë me disa vila super unike në Kosta Rika.

Këto vila unike do t’ju japin mundësinë të njihni nga afër peizazhet e fshehura të Kostarikës, një hap nga xhungla dhe të rrethuara nga luksi.

Forma e pazakontë e shtëpizave ka origjinën nga natyra, në mënyrë që t’i përshtatet mjedisit të tyre sa më harmonikisht të jetë e mundur.

Të frymëzuara nga forma ovale e farave, shtëpizat zbehin kufijtë e qartë midis hapësirës së jashtme dhe të brendshme për të siguruar një përvojë unike për vizitorët.

Kompleksi përfshin pesë struktura më të vogla individuale të lidhura me platforma të konsiderueshme, si dhe një tarracë të madhe “Wing”.

Objektet janë pjesë e vendpushimit “Art Villas”, një vendpushim unik ku dizajni dhe arkitektura shkrihen në mënyrë harmonike me mjedisin natyror, plazhet e xhunglës dhe parajsës.

Ka shumë mënyra për të mbrojtur natyrën, por selektimi i shisheve plastike dhe shndërrimi i tyre në “eco-tulla” për të ndërtuar shtëpi është më origjinalja.

 

Në Nigeri, janë krijuar qindra shtëpi me shishe të cilat mbushen me rërë, dhe zëvendësojnë tullat. Ata shiten me një çmim relativisht të lirë.

Shtëpizat Coco janë të lidhura me shtigje dhe platforma që qëndrojnë “pezull” lart mbi tokë dhe lejojnë që mysafirët dhe të gjitha shtëpizat të kenë qasje në strukturën qendrore të Coco që shërben si një dhomë e përbashkët ndenjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore