Art&dizajn

Shtëpitë tradicionale në Patagonia


Fotografi Thibaud Poirier ka realizuar një regjistër vizual të shtëpive tradicionale të rajonit Patagonia në Argjentinë për të identifikuar ngjashmëritë që përcaktojnë stilin arkitekturor të rajonit.

“Stili shoqëron natyrën madhështore që e rrethon. Shtëpitë janë të dizajnuara për të shmangur konfliktin me sfondin e malit”, shpjegon Poirier.

Arkitektura e shtëpive është në përputhje me atmosferën klimaterike të vendit. “Strukturat prej betoni dhe tullash të mbuluara me çati të pjerrëta metalike, mbrojnë banorët nga kërcënimet e paparashikuara të rreshjeve të dëborës”, sqaron ai.

Poirier e cilëson stilin arkitekturor të tyre më shumë sesa vetëm funksional. “Dritaret e përforcuara dhe shtresa anësore metalike sigurojnë funksionalitet kundër erërave ekstreme”, shton ai.

Projekti i tij përfshin 13 fotografi dhe titullohet “Shtëpitë e Patagonia-s”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore