Stil

Shtëpitë milionëshe të yjeve të Hollywood-it


Kur bëhet fjalë për shtëpitë e të famshmëve, një gjë është e sigurt, se nuk janë të lira!

Një analize e bërë nga espertët e hipotekave në Money.co.uk, tregon për pallatet më të shtrenjëta në botë, të cilat arrijnë shifrën deri në 700 milionë dollarë.

Vlen të i hedhet një sy shtëpive më të shtrenjta në planet dhe disa nga pronarët e shtëpive që posedojnë këto lloj shtëpish.

Duke filluar nga biznesmeni amerikan Bill Gates, dhe rezidenca e tij “Xanadu 2.0” ajo me çmimin më të lartë rreth 125 milion dollarësh.

Ajo zë vendin e parë me një vlerë prej shumë të hollash, nuk është kursyer asnjë shpenzim me këtë shtëpi marramendëse pasi ajo ka rërë të artë që është importuar nga një ishull i Karaibeve.

Kjo shtëpi posedon vepra arti të varura në çdo mur, një rrjedhë e krijuar nga njeriu i mbushur me salmon dhe madje edhe një dhomë gjigante trampoline.

 

Rezidenca e biznesmenit, Bill Gates

Si e dyta në renditje është edhe shtëpia 100 milionë dollarëshe e George Lucas, “Skyëalker Ranch”.

Shtëpi magjepsëse, që mori emrin për nderë të filmave të George Lucas dhe krenohet me një rezidencë të stilit tradicional në një pronë të madhe prej 26 hektarësh.

Po ashtu, posedon një teatër me 300 vende, pishinë të hapur, fermë dhe bletë për prodhimin e mjaltit, sigurisht që nuk ka se si të mërzitet krijuesi ikonë i filmit përderisa është në shtëpi.

Shtëpija “Skyëalker Ranch” e George Lucas

Edhe dyshja e famshme Jay-Z dhe Beyoncé, posedojnë shtëpi prej 88 milionë dollarësh.

Një nga çiftet më të preferuar të Hollivud-it, jetojnë në një rezidencë epike në Bel Air.

Shtëpi mahnitëse, e cila ka katër pishina të hapura, një banjë të pajisur plotësisht, fushë basketbolli dhe sigurisht, një garazh me 15 makina.

Shtëpia e çiftit të famshëm, Jay-Z dhe Beyoncé

Po ashtu, edhe kështjella e aktores së famshme Angelina Jolie, kap vlerën prej 61 milionë dollarësh.

Kalaja e Jolit gjendet në jug të Francës, ku çon fantazinë e përrallave të të jetuarit në një kështjellë në një nivel krejtësisht të ri, me 1000 hektarë tokë.

Ka 35 dhoma gjumi, një sallë banketesh, pishinë, madje edhe palestër të ndarë, të saj dhe ish burrit Brad Pitt.

Kështjella e aktores së famshme Angelina Jolie

Hiç më pak se 59 milionë dollarë ka edhe shtëpia e Tom Cruise.

Kjo rezidencë gjendet në Kolorado, shfrytëzon në maksimum pamjet piktoreske malore në periferi të Telluride, me dritare nga dyshemeja deri në tavan që shtrihen në shtëpinë 10 mijë metra katrorë.

Muret e saj prej druri dhe prej guri i japin shtëpisë një bukuri fshatare, ndërsa sistemi i saj privat i shtigjeve, tenis, basketboll dhe pista private ofrojnë shumë argëtim për yllin.

Shtëpia e Tom Cruise

Edhe miliarderja më e re, Kylie Jenner posedon shtëpi me vlerë prej 36.5 milionë dollarë.

Të quash këtë shtëpi Holmby Hills një resort pushimi nuk do të ishte ekzagjerim pasi ka gjithçka që mund t’ju nevojitet për një arratisje në parajsë.

Shtëpitë e motrave Kardashian-Jenners kapin shifrat marramendëse prej 191 milionë dollarësh.

Pallati i tyre ka shtatë dhoma gjumi, 14 banja, 20 vende parkimi, një bar, dhomë lojërash, kinema në shtëpi, kuzhinë për kuzhinier dhe një pishinë që kalon nëpër shtëpi.

Kjo pronë i ofron Kylie mjedisin e përsosur për të argëtuar mysafirët dhe për të organizuar ngjarjet e saj të famshme luksoze.

Ajo zotëron gjithashtu dy apartamente për mysafirë si pjesë e shtëpisë, ku miqtë dhe familja mund të qëndrojnë.

Shtëpia e miliarderkes Kylie Jenner

Gjithashtu, këngëtarja me famë botërore Taylor Swift, posedon shtëpi me vlerë prej 30 milionë dollarësh.

Ka shtatë dhoma gjumi, dhjetë banja dhe shumë hapësirë për të argëtuar mysafirët.

Plus, vendndodhja bregdetare do të thotë që pamjet jashtë shtëpisë janë po aq magjike sa edhe ambientet e mahnitshme të brendshme.

Pallati i këngëtares Taylor Swift

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore