Stil

Shtëpia me kënde trapezoide


Architizer

Shtëpia Mirador, e projektuar nga studioja e arkitekturës filipine Jim Caumeron, e cila gjendet në Quezon City, Filipine.

Kjo shtëpi është e organizuar që të nxjerr në pah pamjet e jashtme. Me një bërthamë të brendshme të ngrohtë që është e mbrojtur nga një “kapuç”, prej betoni të bardhë me kënde trapezoidale.

Architizer

Caumeron, propozoi të kishte pamje të parkut, duke siguruar një dritare të madhe për fotografi në cep të shtëpisë. Kjo shërben si dritarja “nënë”, e ngritur mbi një lartësi standarde njerëzore për të mos u dukur dhoma e ndenjes nga rruga kryesore.

Kur dikush po rri kot në zonën e banimit të kësaj shtëpie, ata mund të shikojnë pamjen nga dritarja e madhe.

Architizer

Korridori i hyrjes dhe shkallët janë të vendosura në anën perëndimore me një dritare me fjongo përballë rrugës dhe parkut. Mbi të është një mur me dritare të vogla të shpuara, që ka pjerrtësi për të mbajtur nga ujërat e shiut dhe duke lejuar që ajri natyror të depërtojë përmes këtyre vrimave.

Architizer

Ky mur mundëson që të bllokohet hyrja e nxehtësisë së diellit brenda hapësirës, por në të njëjtën kohë lejon që atriumi i shkallëve të marrë frymë.

Architizer

Në katin e dytë, dy dritare të korridorit janë të vendosura në të dy skajet për dritë dhe ventilim të kryqëzuar.

Arkitekti imagjinoi drurin si elementi ngrohës dhe ngushëllues në brendësin e kësaj shtëpie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore