Art&dizajn

Shtëpia e parë me metal në Vietnam


Studioja arkitekturore H&P Architects ka pëfunduar ndërtimin e shtëpisë me veshje metalike në fshatin An Lai, Vietnam.

HOUSE, shtëpia dykatëshe me sipërfaqe 75 m2, përfshin një ambient të brendshëm me plan të hapur dhe dysheme rrjete që lejon lëvizjen e ajrit nëpër shtëpi.

“Rrjetat brenda paraqesin një zgjidhje që i përshtatet dy gjendjeve, të hapura dhe të mbyllura, duke sjellë përvoja të reja në shtëpi”, u shpreh arkitekti Thanh Ha për Dezeen transmeton Albanian Post.

Shtëpia është ndërtuar rreth një kornize çeliku, ndërsa muret e saj janë prej metali të bardhë të valëzuar.

Kjo strukturë metalike dhe çatia prej panelesh diellore mundësojnë prodhimin dyfish të energjisë elektike.

“Vendosa të përdor çelik, dru dhe bambu për ambientet e brendshme pasi janë materiale të njohura në zonat rurale në Vietnam”, shpjegoi Ha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore