Jetesë & Stil

Shtëpia e Amsterdamit, që u kthye në kryevepër


Një çift, në Amsterdam, ka vendosur të rinovojë një shtëpi të vjetër, duke na kthyer pas në kohë.

“Gjatë rinovimit të shtëpisë ne zbuluam shenja të kalorësve në dritare, çfarë nënkupton që shtëpia i përket shekullit XVII”-u shpreh pronari i shtëpisë, Elmar Krop, për të përditshmen “The Guardian”.

Sipas arkitektit, Abraham Salm, të ndërtoje një shtëpi anash lumit Amstel në 1887-ën, nënkuptonte një shtëpi me hekur dhe dyer qelqi. Në kohët e sotme mund të transformosh gjithë ambientet siç dëshiron.

“Askush nuk guxoi ta blinte këtë shtëpi, sepse ndryshimet që mund të bënte dikush ishin të kufizuara”, thotë Krop.

Por kjo në vetvete e entuziazmoi çiftin, i cili e dinte se do t’i inkurajonte ata të ishin krijues, duke ndërthurur elementët tradicionalë me ato bashkëkohorë.

Kur çifti filloi të rinovojë bodrumin e shtëpisë, u befasua nga gjërat e vjetra që gjetën aty.

“Unë mendoj se diçka për të cilën të dy ndiheshim të fortë,  ishte krijimi i një shtëpie që dukej e përjetshme, por nuk mund të krijohej me tendencat e 2018-ës”, thotë ai për “The Guardian”.

Kuzhina kishte më shume se 30-të lloje të ndryshme mermeri. Oxhaku dhe muret ishin të punuara me dorë.

“Kjo në të vërtetë ishte shumë argëtuese, të gjitha ishin pjesë të mbetura, kështu që ne nuk e dinim se si do të dukej ” shpjegon Krop.

Bibloteka u krijua duke u bazuar në fotografitë  e vjetra, ndërsa pllakat elegante Delft dhe perdet e rënda të Pierre Frey, i shtuan ambientit shkëlqim.

Tualeti ishte nga dhomat e pakta ku çifti mund të projektonte diçka. Një ndër arsyet ishte se pamja nga aty ofronte një qetësi të pakrahasueshme. Nga shkallët që të çonin në tualet mund të shikoje gjithë qytetin./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore