Lajme

Shtatë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar shtatë persona të vdekur nga COVID-19 dhe 173 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga pesë mijë e 95 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 434 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë shtatë mijë e 635.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 17 mijë e 634.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 740 mijë e 026 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 453 mijë e 760.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë gjashtë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore