Shqipëria

Shqiptarët më të dëbuarit nga BE-ja, pas algjerianëve dhe marokenëve


Në tremujorin e dytë të vitit 2022, 96 mijë e 550 shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Evropian u urdhëruan të largoheshin nga unioni.

Sipas shifrave të Eurostat kjo paraqet një rritje prej 16% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, përfaqësojnë pjesën më të madhe të totalit.

Konkretisht 8 mijë e 170 shtetas.

Pas algjerianëve renditet marokenët me 7 mijë e 235 dhe në vendin e tretë shqiptarët me 6 mijë e 640.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, numri i shtetasve që iu kërkua të largohen nga territori i unionit u rrit me 15%.

Artikulli i Eurostat paraqet një sërë gjetjesh me statistika të shpjeguara për kthimet e emigrantëve të parregullt.

Aty shkruhet se shteti që ka urdhëruar më shumë emigrantë të largohen është Franca, e cila raportoi numrin më të madh të këtyre shtetasve.

Franca u pasua nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Austria.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Italia ishte shteti anëtar i BE-së që regjistroi rritjen më të madhe në numrin e njerëzve të urdhëruar të largoheshin.

Numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%.

Ndërsa për gjithë vitin 2021 kanë marrë urdhra largimi rreth 22 mijë shtetas shqiptarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore