Shqipëria

Shqiptarët më kursimtarë gjatë pandemisë


Depozitat në sistemin bankar shqiptar kanë pësuar rritje përgjatë muajit nëntor të vitit 2020-të.

Depozitat në valutë kanë prekur shifrën e 646.1 miliardë lekëve përgjatë muajit nëntor, ndërkohë që shuma për muajin tetor ka qenë 645.1 miliardë lekë.

Në ndryshim nga rritja e valuatës, depozitat në lekë kanë pësuar një rënie minimale, nga rreth 632.4 miliardë lekë gjatë muajit tetor, në rreth 632 miliardë lekë gjatë nëntorit.

Në valutë, shifra e nëntorit është e dyta më e lartë që prej muajit mars.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave në lekë dhe valutë ka prekur shifrën e 1.278 trilionë lekëve nga 1.277 trilionë lekë që ishte në muajin tetor.

Këto shifra konfirmojnë se shqiptarët kanë pasur tendencën për të kursyer më shumë gjatë kohës së pandemisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore