Sport

Shqiptarët mbushin rrugën para ‘Wembley’-t (Video)


Sfidën mes Anglisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022, e cila luhet në “Wembley” të Londrës, do e ndjekin dhe shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani. Por, edhe ata që kanë pasur mundësi të shkojnë posaçërisht për këtë ndeshje.

Kur ka mbetur më pak se një orë nga fillimi i takimit, tifozët kuqezi janë mbledhur në rrugën para hyrjes kryesore të stadiumit.

Sipas lajmeve të mediave angleze, edhe pse pritet një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Shqipërisë, policia nuk ka marrë masa të rrepta ndaj tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore