Futboll

Shqiponjat i ‘ngulin’ dy kthetra San Marinos


Shqiponjat mposhtin San Marino-n brenda truallit italian. Kuqezinjtë e Kombëtares Shqiptare fitojnë me rezultatin 0 – 2 dhe i shtojnë një tjetër fitore kartelës së ndeshjeve të Grupit I – kualifikuese për Botërorin Qatar 2022.

Edhe pse San Marino vlerësohet si ekipi më i dobët në botë nga FIFA dhe me këtë humbje, Shqipëria shfaqi probleme finalizimi.

Megjithatë, “topi është i rrumbullakët” thuhet në futboll por, në rastin kur Shqipet janë të uritur, nuk zë vend; statistikat e pasndeshjes tregojnë se topi ka qarkulluar më shumë nga krahu i fushës së kuqezinjve, çka dëshmon kahun strategjik mbi të cilin është zhvilluar loja.

Po flasim për 25% për San Marino-n me 75% të Shqipërisë.

Shqipja e parë që nguli kthetrat në portën kundërshtare ishte Rej Manaj.

Minuta 63’: Myrto Uzuni kroson me hark nga këndi drejt zonës sanmarineze. Manaj hidhet duke kërkuar topin dhe e gjen. Goditja me kokë ishte tepër e sakte. Manaj godet topin tokas dhe e gozhdon në portën e Benedettini-t. Mjeshtri ajrore që mund të sfidojë çdo portier në botë.

Minuta 83’: Kuqezinjtë krijuan rast pas rasti por të pafat për ta thelluar edhe më rezultatin. Gjimshiti godet me kokë një topë të lehtë drejt kuadratit të San Marino-s por, topi prek shtyllën horizontale – në këtë kohë, Frederik Veseli vrapon në kërkim të topit dhe e godet rrafsh me tokën me sytë drejt golit. Topi devijohet pak caste përpara se të kalojë vijën fatale nga Uzuni dhe goli i caktohet atij.

Një situatë komike u krijua ndërsa Veseli fillon të vrapojë duke festuar dhe natyrisht, të priste shokët e skuadrës, mirëpo ndërkohë, festa kishte filluar përreth Uzunit.

Sidoqoftë, Shqipet zhbllokojnë një ndeshje të cilën e dominuan, por aspak tërësisht të njëanëshme.

Kombëtarja e Shqipërisë merr +3 dhe kap kuotën e gjashtë piëkve, duke i ngjitur një vend më lart. Ndërkohë, Hungaria fitoi kundër Andorra-s 1 – 4. Ndërsa Anglia mposht Poloninë më targën 2 – 1.

Kombëtarja polake me shumë mungesa në ekipin e saj. Ndër to edhe lideri i tyre Robert Lewandowski, pasi u dëmtua në ndeshjen kundër Andorra-s në ligamentin e gjurit të djathtë.

Anglia vazhdon të udhëheq vagonin e Grupit I me tre fitore radhazi (nëntë pikë).

Polonia zbret poshtë Kombëtares Kuqezi me 4 pikë dhe Andorra (vend i pestë) së bashku me San Marino-n (vend i gjashtë), secila me tru humbje me radhë, pra, 0 zero pikë secila.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore