Sport

“Shqiponja” e Dagestanit mund të rikthehet në UFC


Presidenti i UFC-së Dana White, do të kërkojë ta bindë kampionin e padiskutueshëm në artet marciale mikse, dagestanasin Khabib Nurmagomedov, për t’iu kthyer sërish oktagonit. Ai do të shfrytëzojë për këtë prezencën e tij në “Fight Island” (Ishulli i luftimeve), më 23 janar 2021, në ndeshjen mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier të edicionit në edicionin e 257-të të UFC-së.

Nurmagomedov numëron 29 fitore dhe 0 humbje, si dhe ai mbetet luftëtari më i paguar i UFC-së për vitin 2020. Pas duelit të fundit, në shtator 2020 kundër Justin Gaethje, ai pati deklaruar tërheqjen nga ringu, duke u betuar mbi emrin e babait të tij se nuk do të kthehet më.

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib-it qe mentor, trainer dhe udhërrëfyes për të e ishte prezent në çdo ndeshje zyrtare të “shqiponjës” (nofka e Khabib Nurmagomedov) në UFC. Abdulmanap vdiq në 3 korrik 2020, pasi kishte muaj që luftonte coronavirus-in.

Dana White tha për ESPN: “Besoj se ai do të ndeshet edhe nje herë të fundit. Në takimin me të do të bëj çmos që ai të zhvillojë edhe një duel të fundit, për ta mbyllur karrierën 30-0”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore