Vende

Shqipëria, ‘xhevahiri i Ballkanit’ për nomadët digjitalë


Është shumë e lehtë për të ardhur në Shqipëri, por gjëja më e vështirë, është t’i ndahesh këtij vendi.

Nuk janë të paktë nomadët digjitalë, të cilët e mendojnë kështu në fakt, në një kur media të ndryshme, të cilat e përqendrojnë aktivitetin e tyre tek udhëtimet, e sugjerojnë Shqipërinë si një ndër vendet më të mira për të punuar larg vendit të lindjes, por në kompani, të cilat operojnë në vendet e huaja.

Kështu e ka etiketuar së fundmi Shqipërinë edhe mediumi shumë i njohur amerikan, i specializuar në udhëtime, Travel Off Path, i cili madje e fut vendin e shqiponjave në “Top 5” vendmbërritjet më të volitshme në botë për nomadët digjitalë në tërësi, por kryesisht për ata amerikanë.

Një sërë arsyesh, duke nisur nga klima e mrekullueshme, plazhet fantastike, apo kostoja e reduktuar e jetesës krahasimisht me vende të ngjashme, është pjesë e gjithë arsyetimit që bëhet lidhur me këtë renditje.

Por, mbi të gjitha, është fakti se për amerikanët, leja e qëndrimit, pa asnjë nevojë për procedura burokratike, është prej një viti.

Kjo, kur vende të tjera ofrojnë afate jo më shumë se gjashtë muaj, ku mesatarja më pas është prej tre muajsh.

Sipas Travell Off Path, Shqipëria, valë edhe viralitetit në median sociale Tik Tok, po bëhet tashmë një vend mesdhetar i njohur.

Ndaj, është më mirë që të nxitohet për të ardhur këtu, përpara se të tjerët ta zbulojnë “xhevahirin e Ballkanit”.

Ndër qytetet kryesore ku nomadët mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre, radhiten Tirana, si kryeqendër e vendit.

Më pas Durrësi, si një qendër e rëndësishme financiare dhe shumë pranë kryeqytetit. Berati, për historinë dhe atmosferën shumë të ngrohtë aty. Gjirokastra, si një qytet mesjetar, i cili zhvillohet rreth historisë.

Pa lënë pas, e gjithë riviera, e kryesisht Himara, falë plazheve të mahnitshme të saj dhe përballueshmërisë së jetesës…për më tepër gjatë muajve të dimrit.

“Rivale” të Shqipërisë, në listën e Travel Off Path, shfaqen Britania e Madhe, Meksika, Gjeorgjia dhe pesëshen e përmbyll Kolumbia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore