Shqipëria

Shqipëria vendos rregulla të reja për fluturimet


Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përmes një publikimi në faqen zyrtare, ka njoftuar për rregullat që duhet të dinë qytetarët që hyjnë në Shqipëri.

Sipas njoftimit, duke filluar nga data 6 shtator, qytetarët, të cilët hyjnë në Shqipëri, duhet të plotësojnë një nga tre kushtet e vendosura.

Një nga kushtet është pasja e një pasaporte vaksinimi, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Gjithashtu, është i nevojshëm testi PCR negativ brenda 72 orëve ose testi i shpejtë i antigenit brenda 48 orëve.

Kushti i tretë që duhet të plotësohet në mungesë të dy të parëve, është posedimi i provës së kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Gjithashtu, këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë, të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Të përjashtuar nga rregullat janë fëmijët deri në 6 vjeç.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore