Auto

Shqipëria, vendi më i mirë për makinat elektrike


Faqja Inverse shkruan se sipas një studimi të fundit, Shqipëria rezulton vendi më i mirë për të drejtuar një makinë elektrike pasi gjeneron të gjithë energjinë elektrike nga energjia hidroelektrike.

“Kjo është e vetmja gjë e përbashkët e të gjitha vendeve kryesore, përqindja shumë e lartë e energjisë elektrike e cila vjen nga energjia hidroelektrike”, shprehet menaxheri i projektit dhe bashkëautori i punimit të realizuar në institutin e kërkimit lidhur me transportin në Universitetin e Miçiganit.

Studimi u shkrua në bashkëpunim me studjuesin Michael Sivak dhe kishte për synim të shkonte përtej “marketingut miqësor me mjedisin” duke zbuluar se ku ndodheshin burimet e energjisë për automjetet elektrike.

Gjetjet treguan se ndërsa një makinë mesatare me gaz funksionon me 32 milje për gallon, drejtimi i një makine elektrike në Shqipëri është i barabartë me marrjen e 5 mijë e 100 milje për gallon gaz. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, automjetet elektrike marrin 55.4 milje për gallon ndërsa mesatarja globale është 51.5 milje për gallon.

Mirëpo, për të bërë një xhiro rreth Tiranës me një makinë Tesla, Model S, nuk është edhe aq e lëhtë.

Inverse dallon se në qytetin e Tiranës nuk ka stacione karikimi për makinën e Tesla-s dhe as që janë planifikuar të vendosen prej saj.

Sipas faqes, duhet që drejtuesi i makinës të shkojë në vendet fqinje, në Greqi apo Maqedoni, për të karikuar makinën elektrike.

Stacionet e karikimit arrijnë të sigurojnë 120 kilovat energji., për të karikuar një makinë Model S me kapacitet 90 kilovat në orë deri në 80% për rreth 30 minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore