Shqipëria

Shqipëria uron Biden-in


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë mesazhin e urimit për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në urimin e tij Basha shprehet se do të punojë me presidentin për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”.

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në urimin e tij ka vendosur theksin në marrëdhënien ndërmjet dy vendeve, për tu zhvilluar më tej si garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar , për Joe Biden dhe Kamala Harris. Jemi të bindur se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA do të vazhdojnë të zhvillohen  më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin translantik dhe në NATO. Shqipëria do të vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA”.

 

Gjithashtu dhe ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me anë të një postimi nw twitter shkruan se “ sytë e të gjithë botës janë tek Joe Biden dhe SHBA”.

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1351938660116140035

 

/AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore