Shqipëria

Shqipëria renditet e 10-ta në botë për parandalimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve


Shqipëria renditet e dhjeta nga 60 vende sa i takon parandalimit të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Kështu zbulon raporti i vitit 2022 i titulluar “Indeksi Jashtë Hijeve” (OOSI), përpiluar nga Economist Impact.

Vendi ynë renditet i 14-ti në renditjen e përgjithshme të këtij raporti referuar edhe reagimit, jo vetëm parandalimit.

Çdo vit, mbi 400 milionë fëmijë në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve (CSEA).

Indeksi jashtë hijeve (OOSI) raportoi se si 60 vende (shtëpia e afërsisht 85 për qind të popullsisë globale të fëmijëve) po parandalojnë dhe reagojnë ndaj CSEA-s.

Kjo ishte përpjekja e parë për të zhvilluar një vlerësim global se si vendet po e trajtojnë këtë çështje.

Ai fokusohet në mënyrën se si qeveritë po i qasen problemit ndërsa kërkojnë të përmbushin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs).

Dimensioni i parandalimit përfshin legjislacionin mbrojtës, politikat dhe programet, si dhe kapacitetet kombëtare dhe shtyllat e angazhimit.

Dimensioni i përgjigjes përfshin shërbimet mbështetëse dhe rimëkëmbjen, dhe procesin e drejtësisë.

Qeveria shqiptare dhe autoritetet vlerësohen me 64.9 nga 100 pikë referuar parandalimit duke e renditur vendin pas SHBA-ve.

Legjislacioni mbrojtës për fëmijët shqiptarë ka një pikavarazh prej 53 pikësh nga 100 të tilla.

Një pikë efikase në strukturën e Shqipërisë është ai i konventave dhe standardeve ndërkombëtare (85.7 pikë).

Të drejtat e fëmijës nuk kanë një vlerësim relativisht pozitiv duke u rakorduar me 33.3 pikë.

Ligjet e martesës, apo ato referuar Barazisë Gjinore dhe Mbrojtjes Gjinore vlerësohen me mbi 60 pikë.

Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet punuar, sipas raportit është ai i ligjeve që mbështesin viktimat e abuzimit apo të mbijetuarve.

Pika më pozitive në vlerësimin e Shqipërisë është ai i legjislacionit të përqendruar te shkelësit (97 pikë).

Mes të tjerash vlerësohet edhe kapaciteti dhe përkushtimi kombëtar, planet dhe politikat kombëtare apo roli i shoqërisë civile.

Problemi i abuzimit seksual është përkeqësuar kudo nga pandemia COVID-19.

Në mbarë botën, njerëzit iu drejtuan internetit për punë, shkollë dhe argëtim.

Kjo, duke provokuar një rritje të materialeve seksuale të fëmijëve në internet, duke e renditur vitin 2021 si më të keqin në histori.

Fondacioni Internet Watch (IWF) tha se në vitin 2021, hetoi më shumë raporte për abuzim seksual të dyshuar të fëmijëve sesa në 15 vitet e para të ekzistencës së tij.

Dhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti, IWF mori pothuajse 20 mijë raporte të imazheve të fëmijëve nga mosha shtatë deri në 10 vjeç, të manipuluara për të regjistruar abuzimin e tyre.

Miratohet projektligji për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore