Përballje

Shqipëria publikon kalendarin e ndeshjeve të Nations League


Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës B në pjesëmarrjen e tretë në Nations League.

Kombëtarja kuqezi e siguroi kualifikimin në Ligën B pas një kampanje të shkëlqyer në vitin 2020.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, tani do të jenë në grup me Izraelin, Islandën dhe Rusinë.

Të besuarit e tifozëve, do të kërkojnë që të shkruajnë historinë duke arritur në Ligën A, së bashku me skuadrat më elitare të Evropës.

Ndeshjet e kësaj të Nations League, do të luhen në dy faza – në muajin qershor dhe në muajin shtator.

Në qershor do të luhen katër ndeshje, kurse në shtator dy.

Sot, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik orarin e Shqipërisë, si vijon:

Shqipëri – Rusi, 2 qershor, 20:45

Islandë – Shqipëri, 6 qershor, 20:45

Shqipëri – Izrael, 10 qershor, 20:45

Rusi – Shqipëri, 13 qershor, 20:45

Izreal – Shqipëri, 24 shtator, 20:45

Shqipëri – Islandë, 27 shtator, 20:45

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore