Shqipëria

Shqipëria planifikon dy interkoneksione të tjera për energjinë me Kosovën dhe Malin e Zi


Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri (ERE) ka deklaruar se po bëhen përgatitjet për rikonstruksionin e interkoneksionit 220 kV me Malin e Zi, por edhe se një linjë tjetër, 110 kV, do të lidhë dy vendet.

Sakaq, një projekt i veçantë është duke u zhvilluar edhe për linjën energjetike 110 kV në Kosovë, shkruan “Balkan Green Energy News”, përcjell Albanian Post.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ndërtojnë lidhjen e tyre të parë të energjisë, një linjë ajrore 400 kV midis Manastirit dhe Elbasanit, si pjesë e Korridorit të tetë Rajonal.

Duke pranuar nevojën për një rritje të kapaciteteve të transmetimit dhe përmirësimin e tyre, ERE ka bërë me dije se, në raportin e saj vjetor, planifikon të ndërtojë interkoneksione dytësore 110 kV me Kosovën dhe Malin e Zi.

Shqipëria mbështetet në projekte të shumta të energjisë së rinovueshme në veri dhe verilindje të saj dhe dëshiron të rrisë kapacitetin e saj të eksportit të energjisë, shkruan Albanian Post.

Sipas organit rregullator, linja ekzistuese 220 kV midis Vaut të Dejës në Shqipëri dhe kryeqytetit malazez Podgoricë, me një kapacitet prej 278 MVA, është ndërtuar në vitin 1972 dhe duhet të rindërtohet.

Ai vuri në dukje nisma të shumta për projekte të energjisë së rinovueshme në veri dhe verilindje të Shqipërisë, që kërkojnë ndërlidhje më të besueshme me kapacitet më të madh.

ERE tha se një linjë elektrike 110 kV duhet të ndërtohet nga Velipoja, deri në qytetin bregdetar malazez të Ulqinit – përtej kufirit shqiptar.

Projekti është në një fazë të hershme, sipas ERE-s, dhe duhet të krijohet në bashkëpunim me autoritetet e vendit fqinj.

Projekti për një tjetër ndërlidhje me Malin e Zi është në një fazë të hershme.

Pjesa e ndërlidhjes në anën shqiptare duhet të jetë tetë kilometra e gjatë.

Sipas ERE-së, zona kufitare ka potencial për vendosjen e prodhimit të energjisë së erës.

Linja tjetër ajrore e planifikuar 110 kV parashikohet të lidhë nënstacionet në Bajram Curri dhe Kukës në anën shqiptare me zonat fqinje në Kosovë, zbuloi ERE.

Interkonektori i parë, 400 kV, ka përfunduar në vitin 2016, por është vënë në funksion vetëm në vitin 2020, duke i hapur rrugë krijimit të një shkëmbimi të përbashkët energjie. Projekti kap vlerën e 70 milionë eurove.

Shqipëria prodhon pothuajse të gjithë energjinë e saj elektrike në hidrocentrale, por ajo po planifikon të diversifikojë përzierjen e saj të energjisë dhe të reduktojë varësinë nga importet e energjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore