Shqipëria

Shqipëria në rrezik klimatik/ Peleshi: Reshjet do të jenë mesatare


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mesditën e 8 tetorit, ka bërë me dije se gjatë javës së ardhshme reshjet që do të kaplojnë Shqipërinë konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Deri më 12 tetor do të ketë reshje mesatare dhe të dendura, duke u bazuar në parashikimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Nga ana tjetër Peleshi theksoi faktin se të gjitha strukturat qendrore, vendore dhe sistemi i mbrojtjes civile, janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Reshjet e izoluara do të përfshijnë qarkun e Dibrës dhe të Vlorës.

Mëngjesin e kësaj dite mediat gjermane publikuan se Greqia dhe Shqipëria pritet të përfshihen nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut. 

Sipas saj, nga reshjet e tepërta do të shkaktohen përmbytje të rënda.

Reshjet do të jenë të përqendruara në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore – të dyja në pjesën bregdetare.

“Ju lutemi merrni seriozisht këtë paralajmërim”, shkruante “Focus Online”.

Ajo theksoi se niveli i shiut do të arrijnë në “300 litra për metër katror në 24 orë e deri në 500 litra në fund të javës së ardhshme”.

Por, jo vetëm Shqipëria dhe Greqia do të preken nga kjo.

Bregu italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë shi të fortë.

Situata në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore do të jetë më e rëndë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore