Shqipëria

Shqipëria merr frymë lirisht, Kiara dhe Luizi u puthën


Dhe “princesha” u zgjua nga gjumi!

Makthi shqiptar i këtij muaji të fundit, ka marrë fund…

Kiara dhe Luizi, nën bekimin e një “dasme” të improvizuar, janë puthur.

Stimuli i “vëllait të madh” ishte t’i jepte banorëve detyrën për të improvizuar një ceremoni dasmore dhe ata natyrisht, privilegjin e dhëndrit dhe nuses, nuk mundej t’ja jepnin ndokujt tjetër, përveçse thuajse-çiftit Kiara dhe Luiz.

“Kurora” e lidhur mes tyre, aq e besueshme ishte, për shkak edhe të gjithë historikut 30-ditor, i cili përfshiu të madh e të vogël, nga veriu në jug, sa disa e besuan vërtetë se ata u martuan.

Kiara, me iniciativë personale, për ta bërë më të besueshme ngjarjen e vitit, e shtangu Luizin duke i dhuruar një puthje josintentike të flaktë, të zgjatur, të buzëqeshur.

 

Prifti i zgjedhur për ngjarjen, Kristi, lëshoi pasthirrma e ovacione kur puthja ndodhi dhe banorët e tjerë e ndoqën me kërshëri, teksa i vetëkënaqur në sfond, dukej edhe këngëtari i muzikës së lehtë shqiptare, Altin Shira, i cili ishte i ftuar i nderit dhe këngëtari kryesor në dasëm.

Një ritual i thjeshtë e i bukur për t’u parë, i organizuar nga “vëllai i madh”.

Por, edhe jo krejtësisht i organizuar nga ai, sepse në fund kush e bën lojën?

Personazhi kryesor…Luizi!

Duke marrë shkasë nga edicionet e kaluara, mbi të gjitha nga realizimi i Big Brother VIP-in e shkuar, kishte disa ditë, që Luizi i kërkonte me ngulm produksionit të zhvillohej loja e dasmës së improvizuar, pjesë e traditës “big brother”-iste.

Me një inxhinierim deri në detaje, “don zhuani” shkodran, i cili për një muaj radhazi po kërkonte herë nga faqja e majtë, herë nga pjesa e djathtë e qafës, të rrëmbente një puthje prej Zhulietës së tij (Kiarës), ia doli që atë as mos ta kërkonte vetë, por ta merrte si trofe të shumëpritur.

Shqiptarët në rrjet u çliruan menjëherë dhe filluan publikimin e çastit magjik, me komente të ndryshme ekzaltimi dhe gëzimi.

Problemi është me çfarë do të merren në vijim dhe cili është hapi i radhës…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore