Shqipëria

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon


Agjensia Global Petrol Price një ndër agjensit më të mëdha mëdha të matjes së çmimit të naftës në botë, e rendit Shqipërinë në vëndet me çmimin më të lartë të naftës në rajon.

Një litër naftë në Shqipëri është 36% më e shtrenjtë se mesatarja globale. Në renditjen e 181 vendeve nga çmimi më i ulët i naftës tek ai më i larti, Shqipëria renditet në vendin e 134. Duke lënë pas për nga çmimi i naftës edhe vende si Gjermania, Italia, apo Franca.

Përllogaritjet e kësaj jave të Global Petrol Price tregojnë se, aktualisht çmimi mesatar i naftës në rang global është 0.97 dollarë për litër, ndërsa në Shqipëri e njëjta sasi kushton 1.31 dollar, ose e konvertuar në lekë në kohën kur dollari është forcuar ndjeshëm, në Shqipëri 1 litër naftë kushton afërsisht 165 lekë.

Sipas Global Petrol Price, çmimet më të shtrenjta të naftës i kanë vendet tejet të zhvilluara, ndërsa vendet prodhuese dhe ato tipikisht të varfra kanë çmimet të ulta. Por në këtë rast Shqipëria nuk futet tek vendet tejet të zhvilluara.

Tregjet e karburantëvë në Shqipëri kanë qënë disa herë objekt i hetimeve të mëparshme nga Autoriteti i Konkurrencën. Nën hetim u vunë “Kastrati “ dhe “ Elda”. Hetimi do të përfshij  tre koncesionarët që kanë dhënë leje për Tregun e ngarkim-shkarkimit, dhe depozitimit të karburantëve që vinë nga jashtë, për periudhën Janar 2017-Tetor 2020.

Secili koncesionar operon me modele të ndryshme dhe zotëron pozitë dominuese në portin ku operon, nga ku lind dyshimi për korrupsion, që  mund të cojë në shkeljë të ligjit “ për mbrojtjen e konkurrencës”\AlbaninaPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore