Rajoni

Shqipëria kontribuon në rindërtimin e të vetmes shkollë shqipe në Mal të Zi


Qeveria shqiptare, nëpërmjet një postimi në mediat sociale, ka deklaruar se ka marrë përsipër një pjesë të rindërtimit të shkollës “Dacaj” në Rozhajë pas dëmeve madhore të shkaktuara nga zjarri në muajin maj të 2020-ës.

Cakaj ka shprehur se do tu sigurojnë dhe materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë të shkollës “Dacaj”, përveç kontributit që do japin në rindërtimin e godinës.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur ta ruajmë e ta mbajmë të hapur këtë qendër domethënëse të arsimit shqip në Mal të Zi. Për këtë nuk do të kujdesemi vetem duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje”, ka shkruar Cakaj.

Në 18 maj të 2020, shkolla “Dacaj” është përfshirë nga zjarret e shumta të cilët kanë prekur një pjesë të madhe të krahinës. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, ka firmosur një deklaratë ku është shprehur se zjarri dyshohej të jetë vënë qellimisht nga ekstremistët Serbo- Malazezët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore