Shqipëria

Shqipëria i bashkohet Grupit të Miqësisë për sigurinë ushqimore


Një fazë e dytë dialogu për krizën ushqimore, e zhvilluar në Romë në kuadër të punimeve të samitit MED2022, ka ardhur me lajmin se Shqipëria do t’i bashkohet zyrtarisht me Grupin e Miqësisë për Sigurinë Ushqimore dhe të Ushqyerit.

Kështu ka bërë me dije ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila është ftuar nga homologu italian, Antonio Tajani.

“Në emër të Shqipërisë dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë për tre propozimet e paraqitura nga Italia: Ofrimi i mbështetjes financiare për vendet e prekura në Rajonin e Mesdheut; Krijimi i një Aleance për Kërkim dhe Inovacion për të mbështetur fermerët në rajon dhe Promovimi i Partneritetit nga qyteti në qytet për politikat ushqimore duke shkëmbyer kështu praktikat dhe zgjidhjet më të mira”.

Kështu ka bërë me dije kryediplomatja shqiptare, pas punimeve të zhvilluara në këtë takim.

Po ashtu, ajo ka bërë me dijeni se nisma të tilla, e nxisin bashkëpunimin brenda rajonit të Mesdheut, duke e bërë këtë të fundit një model për menaxhimin e krizës në mbarë botën.

Italia, e cila e kryeson agjendën për Grupin e Miqësisë, kërkoi vetë që ta riafirmojë angazhimin e saj në këtë agjendë, duke organizuar takimin e dytë në radhë dhe duke bashkëpunuar me organizata me rëndësi si FAO (Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën pranë Kombe të Bashkuara).

Shqipëria ndërkaq, synon të japë kontribut me një rol aktiv, përfshi edhe atë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku mund të ngrihen çështje të tilla.

Zhvillimi i nismave për një zhvillim të qëndrueshëm agrar në pellgun e Mesdheut, është parë po ashtu me interes si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga ajo italiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore