Përballje

Shqipëria humb në ndeshjen e dytë të Nations League kundër Izraelit


Ndeshja e dytë e Nations League për Shqipërinë përfundoi me fitoren e Izraelit me rezultat 1:2.

Të parët shënuan Shqipëria me anë të Armando Brojës nga pika e penalltisë në minutën e dytë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Manor Solomon shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën e 73-të, Solomon shënoi përsëri për epërsinë e Izraelitëve.

Dy minuta pas golit, Shqipëria shënoi për të barazuar rezulatin por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Perveç ndeshjes së futbollit, tifozët kueqezinjë kishin edhe mesazh politik.

Një nga bannerët thoshte “Lidhjet Kosovë – Shqipëri, jo Open Ballkan Serbi.

Ndërsa koreografia tjetër kishte Simpson me plis duke dëgjuar lajmet, dhe aty ishte harta e Shqipërisë së madhe dhe shkruhej “United States of Albania”.

Momentalisht Izraeli radhiten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Shqipëria janë në vendin e tretë me një pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore