Zgjedhjet në Shqipëri

Rama: Shqipëria fuqi energjitike dhe bujqësore në rajon


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një fuqi energjitike dhe bujqësore në rajon.

Në një takim elektoral në Cërrik, Rama ka përmendur disa prej projekteve madhore në të dy këta sektorë.

“Në Shqipëri është punuar shumë për energjinë. Që nga Skavica, teci i Vlorës. Për të mos harruar dy parqe fotovoltaike, njëri në Spille dhe tjetri në Karavasta. Jo vetëm që nuk do të ketë mungesa, por do të eksportojmë energji”.

Për sa i përket bujqësisë, kryeministri ka theksuar rritjen e eksporteve.

“Kemi rritur eksportet nga 100 milionë në 400 milionë. Në të ardhmen, plani ynë është të arrijmë në 1 miliardë eksporte. Shqipëria do të jetë eksportuesi kryesor bujqësor në Ballkan”.

Ai foli edhe mbi taksat, ky plani kryesor qeveritar është ai i taksës zero për biznesin e vogël, deri në vitin 2029. Për biznesin e madh ndërkaq, Rama tha se do të vazhdojnë të njëjtat rregulla.

“Asnjë taksë për bizneset e vogla deri në 2029-ën. Biznesi i madh, ndryshe nga sa thonë të tjerët, do të vazhdojë të paguajë 15% taksë dhe ta ketë për nder që do të paguajë këtë taksë dhe kontribut për shoqërinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore