Shqipëria

Shqipëria drejton sesionin e Komitetit Rajonal të OBSH-së


Shqipëria do të drejtojë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për Evropën, që po zhvillohet në Kopenhagën.

Këtë e ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të hënën e 13 shtatorit, përmes një postimi në median sociale Facebook.

Në këtë ngjarje janë mbledhur drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom, drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, Princeshës së Kurorës së Danimarkës dhe ekspertëve botëror.

Sipas ministres, përfaqësuesit e lartë të këtyre vendeve po diskutojnë për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore